Jozefina Topalli del me thirrjen e fortë që në mëngjes, ja çfarë kërkon

788

Kryetarja e Lëvizjes për Ndryshim, Jozefina Topalli e ka nisur mëngjesin e sotëm me një thirrje të fortë. Topalli ka kujtuar zgjedhjet e 22 marsit 1992 kur erdhi në pushtet Partia Demokratike.

- PUBLICITET -

Përmes një postimi në rrjete sociale Topalli shkruan se vendi ka nevojë për një tjetër 22 mars.

“Vendi ka nevoje per nje 22 mars tjeter!

Pas 29 vjetesh Shqiperia ka nevoje per ndryshim e shprese reale.

Votoni nr11. Votoni kundra 3 kryetareve qe tradhetuan 22 marsin e ‘92 !

Levizja per Ndryshim synon te zevendesoje politiken cinike me politiken e ndryshimit e te shpreses!

Ta kthejme 25 Prillin ne nje kthese per nje Shqiperi me te mire!”, shkruan Topalli.

- PUBLICITET -