Akrepat do shkojnë 60 minuta para/ Bëhuni gati, kjo është dita kur do të ndryshojë ora

Pas shumë diskutimesh edhe këtë vit, Europa do të kryejë ndryshimin e orës.

Duke nisur nga orët e para të mëngjesit të kësaj të diele, do të flemë 60 minuta më pak nga ajo që jemi mësuar prej muajsh.

Ky ndryshim do të vlejë deri në datë 31 tetor.

Janë muajt prill dhe tetor, ata të cilët na bëjnë ta kemi më shumë nevojën e këtij ndryshimi.

Lëvizja e akrepave të orës, 1 herë para dhe 1 herë pas është realizuar prej vitesh për arsye se qeveritë kanë dashur të kursejnë energjinë elektrike, duke shfrytëzuar më shumë ditën.

Kujtojmë se së fundmi po diskutohet ndërprerja e këtij vendimi dhe janë realizuar disa peticione në shtete të ndryshme, pasi ndryshimi i orarit ndikon ndjeshëm tek produktiviteti i njerëzve dhe çekuilibron orën biologjike.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...