Problemet në qarkullim për shkak të dëborës/ ARRSH: Ja akset ku duhet të keni kujdes

92

Autoriteti Rrugor Shqiptar në një njoftim në rrjete sociale tregon se në akset Qafë Bualli-Bulqizë, Qafë Qarri-Ersekë, akset e Dibrës dhe të Kukësit kanë filluar reshje dëbore me intensitet të lartë.

- PUBLICITET -

Drejtuesit e mjeteve duhet të pajisen me zinxhirë ose goma dimri, të reduktojnë shpejtësinë si dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore.

ARRSH shkruan se kontraktorët janë në terren me mjete dhe punëtorë ku po bëjnë pastrimin e rrugës nga bora dhe shpërnadrjen e kripës.

“Reshje me intensitet të lartë kanë filluar në Qafë Bualli-Bulqizë, në Qafë Qarri-Ersekë, akset e Dibrës dhe të Kukësit.

Kontraktorët janë në terren me mjete dhe punëtorë ku po bëjnë pastrimin e rrugës nga bora dhe shpërnadrjen e kripës.

Por për shkak të reshjeve të dendura dhe erës së fortë të gjithë drejtuesit e mjeteve që duhen të kalojnë në këto akse të pajisen me goma dimri ose zinxhirë, të tregohen të kujdesshëm, të reduktojnë shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe udhëzimet e Policisë Rrugore”, njofton ARRSH.

- PUBLICITET -