Panë të njëjtën ëndërr, çfarë u ndodhi dy këngëtarëve të njohur një javë para ‘Këngës Magjike’

Mund të duket e pabesueshme, por Xhesika Polo dhe Klint Çollaku vijnë në “Kënga Magjike 2021” pas një ëndrre të njëjtë që kanë parë. Para se të rrëfenin se si u lindi ideja për të sjellë së bashku një duet, Xhesika dhe Klinti treguan se vetëm një javë më parë ata kishin parë të njëjtën ëndërr sikur do të ishin në “Këngën Magjike”.

Faktikisht ishte shumë e frikshme. Zgjohem në mëngjes, një ditë para se të më merrte Kela në telefon (gazetare e programit E Diela Shqiptare) i them Klintit: “Kam parë një ëndërr, sikur më tha Arditi që javën tjetër jemi në “Kënga Magjike” dhe ne ishim totalisht të panikuar”. Më thotë: “Harrova ta thoja, por më ka ndodhur e njëjta gjë” dhe pas gjysmë ore, më merr në telefon gazetarja dhe më thotë jeni te “Kënga Magjike” pas një jave.
Xhesika dhe Klinti, fillimet në muzikë i patën në talent show, por me talentin e tyre rrugëtuan me sukses në shumë kompeticione të njohura muzikore.

“S’më vret” ishte kënga që ata prezantuan në “Kënga Magjike 2021”, një baladë e cila u referohet lidhjeve toksike dhe atyre që të lëndojnë në jetë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...