Lulzim Basha shkruan libër një muaj para zgjedhjeve, zbuloni sa është çmimi i tij në treg

202

Kreu i PD-së Lulzim Basha i ka hyrë rrugës së botimeve, pasi në treg së fundi ka dalë libri i tij i titulluar “misioni im”, në të cilin flitet për sfidat e opozitës së këtyre 8 viteve, si dhe për arsyet se pse PD duhet të vijë në pushtet.

- PUBLICITET -

Në kopertinën që është zgjedhur të jetë e thjeshtë, shihet një foto e kryedemokratit, dhe titulli i librit më shkronja të kuqë “Misioni im”. Çmimi i librit në treg do të jetë 10 mijë lekë të vjetra, ndërkohë që kryedemokrati e cilëson këtë një ftesë publike ndaj qytetarëve, për të njohur më shumë vizionin e tij.

“Në prag të zgjedhjeve të 25 Prillit 2021, në ftesën publike për të votuar kandidaturën e tij si kryeministër dhe për të sjellë ndryshimin në Shqipëri, Lulzim Basha sjell këtë letër të hapur drejtuar gjithë shqiptarëve. Në të janë qasjet e tij personale mbi jetën politike në vend dhe zhvilllimin e opozitarizmit nën drejtimin e tij, lidhjet e tij familjare dhe personale dhe historikun e tij në përfshirjen në politikën aktive në vend”, thuhet mes të tjerave në pasthënien e librit të Bashës.

“Tezat mbi gjendjen e ekonomisë sot dhe mënyrën për të dalë nga kolapsi, nevojën akute për të shmangur diktaturën përmes uzurpimit të institucioneve më të rëndësishme shtetërore, kërcënimit të medias, mercenarizimit të administratës dhe formave të tjera të presionit politik”, vijon më tej pasthënia e librit të Bashës.

 

 

- PUBLICITET -