Edhe sa do të vazhdojnë ditët e ftohta? Parashikimi i motit për këtë javë

276

Temperaturat e ulëta dhe moti me shi e borë po na japin ndjesinë e ditëve të dimrit. Megjithatë, sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, situata do të mbetet e njëjtë deri mesditën e sotme kur do të ketë reshje shiu dhe dëbore deri në kuotat kodrinore. Ndërsa, gjatë ditëve të ardhshme të kësaj jave do të mbizotërojnë kthjellimet dhe vranësirat deri mesatare. Mjegulla e mjegullina në lugina do të jenë prezente gjatë orëve të mëngjesit dhe pas perëndimit të diellit.

Temperaturat do të pësojnë rënie gjatë orëve të mëngjesit si në tabelën e mëposhtme, duke sjellë ngrica në të gjitha zonat malore, më së shumti në zonat e mbuluara me dëborë.

Era deri në mesjavë përgjithësisht do të jetë e vrullshme në bregdet dhe zonat luginore nga kuadrati i veriut. Më tej e lehtë dhe lokalisht mesatare.

Pas këtyre ditëve dimërore, pranvera pritet të zërë vendin që i takon.