Basha flet për këngë dhe hite/ Suksesin e tyre ia dedikon vetes

123

Kreu i PD, Lulzim Basha nuk ka lënë pa përmendur edhe lëvizjen e artistëve nëpër botë falë liberalizimit të vizave. Gjatë prezantimit të librit të tij ai ka treguar se sot suksesi i artistëve shqiptarë është pikërisht falë asaj që ata kanë mundur të lëvizin të lirë duke e shtrirë artin e tyre dhe më gjerë në botë.

Basha tha se prej tre verash këngët e artistëve shqiptarë po dëgjohen kudo në botë dhe ky është një sukses që ka ardhur pas lirisë që ata kanë fituar prej vizave.

“Ka tre vera që hitet e artisëtve shqiptarë po dëgjohen në botë vetëm sepse kanë patur mundësi të shfrytëzojnë lirinë. Ne mund të bëhemi më mirë, mund të ndryshojmë”, tha ndër të tjera Basha./ CNA.al