APELI PER NDIHME, TRE MOTRAT NE MALESI TE MADHE NE KSUHTE TE MJERUESHME

1176

Ne Grude – Fushe te Gruemires, ne Malesi te Madhe, numerojne ditet e fundit te jetes keto tre motra.

- PUBLICITET -

Strehohen ne germadhat e nje ndertese te vjeter dhe e vetmja pasuri qe kane eshte njera – tjetra. Nuk kane asgje ! Nuk kane buke, nuk ilace, nuk kane te aferm, nuk kane strehe, nuk kane ngrohje, nuk kane as shtrat, as rroba. Kane vetem shpatullat e njera – tjetres ku mbeshteten per te thare lotet.
Minja 80 vjece dhe Dushja 70 vjece, nuk u martuan kurre per shkak te problemeve te shendetit mendor dhe ne keto kushte, motra e trete Zykja vendosi te sakrifikonte veten per to. Nuk u largua kurre nga motrat por sot, edhe ajo eshte e semure shume rende. Vuan nga nje semundje qe i shkaterron kockat dhe muskujt. Zykja, qe ishte me e forta, sot nuk qendron dot ne kembe me shume se 10 minuta. Ilacet i kushtojne rreth 1 milion leke ne muaj, prandaj ajo nuk i merr dot.
Sot, jane dy motrat e tjera, te cilat cdo dite dalin dhe kerkojne dicka per tu ushqyer, ne rruge, ne mbeturina dhe ne varrezat e fshatit. Sa mjerim e sa shume dhimbje 😔

Besojne se ka njerez te mire ne kete bote dhe lutja e pare qe kane eshte qe dikush ti ndertoje nje dhome ku te fusin koken. Lutja e dyte, nuk eshte per ne, ia drejtojne zotit qe t’i marre te trija njeheresh ! Te mos ikin nga kjo bote, me pengun se kush do te kujdeset per njeren apo tjetren moter.

Edhe une kam nje lutje. Shkon per te gjithe !
E nisi nga shoket, miqt, koleget, shoqatat, biznesmenet, drejtoret e drejtoreshat e institucioneve te Shkodres, kryetaret e bashkive, deputetet qe keto dite po hapin thesin:

Ju lutem, ti ndihmojme ! Kerkojne shume pak.

Per shkak te nevojave shendetesore qe ka motra e vogel, Zykja ka nje telefon celular, qe ia japin komshinjte, dhe mund ta kontaktoni:

0696144051

Nga Klod Zhivani
- PUBLICITET -