Angela Coba, vajza shkodrane ne kombetaret e volejbollit te Italise per te reja

752

Një shkodrane pjesë e kombëtares së Italisë në volejboll për të rejat. Angela Çoba, vajza e volejbollistit të njohur Gjon Çoba është thirrur në grumbullimin e kombëtares U- 16 të volejbollit në Itali, ku do të marrë pjesë në garat që nisin këtë fund muaji për Turneun Kualifikues të ËEVZA për Kampionatin Evropian U-16.

- PUBLICITET -

Vetë klubi Italian ku Çoba është aktivizuar “Visette Volley” e ka përshendetur thirrjen e saj në kombëtaren Italiane, ku ndër të tjera theksohet se kjo është dëshmi e punës së shkëlqyer të bërë jo vetëm nga stafi, por edhe vetë Çoba sëbashku me vajzën tjetër të këtij ekipi Claudia Talerico, të dyja të datëlindjes 2006.

Traditë që vazhdon kjo e familjes Çoba, pasi të dy vajzat e volejbollistit të njohur Gjon Çoba aktivizohen në shtetin fqinj, atje ku prej vitesh jetojnë.

- PUBLICITET -