Zëdhënësja e PD nuk kursen kritikat ndaj Ramës/ “Basha do na çojë drejt Europës”

Zëdhënësja e fushatës së Partisë Demokratike, Floriana Garo, ka dhënë mendimin e saj për kryeministrin Edi Rama dhe kryedemokratin Lulzim Basha.

Ajo tha se e shikon Bashën si një lider europian dhe shpresëdhënës i cili do ta çojë Shqipërinë drejt Europës, pasi e ka treguar veten e tij me anëtarësimin në NATO dhe liberalizimin e vizave.

Për sa i përket Ramës, zëdhënësja tha se nuk i ka mbajtur premtimet e dhëna dhe është një lider që vlerëson më shumë fasadën. Ai do që gjërat të duken mirë nga jashtë.

Orinda Huta: Për sa përket liderit Basha ti ke mendimin tënd personal. Si e shikon atë si një udhëheqës qoftë si kryetar të Partisë Demokratike, por edhe si Kryeministër në të ardhmen nëse arrin të fitojë zgjedhjet. Mendimi juaj cili është?

Floriana Garo: Mendimi im është që Zoti Basha e ka treguar veten e tij dhe unë pajtetër që besoj se ai do të na çojë drejt Evropës. Sigurisht që është një rrugë e vështirë, sepse ka qenë gjithmonë e tillë. Shqipëria nuk është në atë fazë tashmë, por sigurisht është e arritshme.

Orinda Huta: Nëse unë do të pyes për liderin e PS, çfarë mendimi ke?

“Mendoj që njerëzit kanë pritur shumë në 2013-ën, që nuk i ka mbajtur premtimet e dhëna dhe është një lider që vlerëson shumë fasadën, imazhin, gjërat të duken sa më mirë. Unë e besoj këtë se kam qenë vetë pjesë e asaj që gjërat duhet të dukeshin mirë, por ama substanca duhet të jetë shumë më tepër se kaq për mendimin tim.”, u shpreh Garo.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...