“Votuesit e rinj do t’i bashkohen masivisht kauzave tona”, Greta Bardeli takim me të rinj që votojnë për herë të parë

253

Shkruan në Facebook kandidatja për deputete e PD- së Shkodër Greta Bardeli Gjoni: Takim me të rinj të cilët do të votojnë për herë të parë në këto zgjedhje.

Ndamë mendime për përgjegjësitë e mëdha që duhet të ketë një qytetar model, por edhe për problematikat momentale që ato ndeshin si nxënës apo studentë. Ato nuk janë indiferentë, ato i njohin mirë problematikat e sistemit dhe kanë plane të qarta për të ardhmen e tyre.

Jo vetëm si pasojë e keq qeverisjes, por kryesisht si rezultat i një programi të mirë konceptuar për arsimin dhe aftësimin profesional të rinisë, nga ana e Partisë Demokratike, votuesit e rinj do t’i bashkohen masivisht kauzave tona!

/shkodra web/