“Unë e pamoralshme, ti je gay!”,konflikti vazhdon, Xhensila Pere përplaset sërish në studio me gazetarin

696

Televizioni në vitet e fundit ka qenë në një garë të vazhdueshme me rrjetet sociale dhe platformat e ndryshme online duke konkurruar se kush do të jetë në vend të parë.

- PUBLICITET -

Në televizion ditët e sotme nuk ka më rëndësi përmbajtja që transmetohet, por e rëndësishme është që ajo përmbajtje të sjellë mijëra apo miliona klikime. Gazetarët por edhe figurat publike shpesh herë për të qenë në qendër të vëmendjes, për të fituar famë si dhe për të marrë sa më shumë klikime, zhvillojnë debate të inskenuara ose nxisin provokime me qëllimin që të zbulojnë ‘skandalin’ e radhës.

Por ka raste kur edhe një pyetje jo e formuluar mirë nga gazetarët mund të cënojë ose të denigrojë imazhin e të ftuarve duke çuar në ndërprerjen e intervistës, ose akoma më keq, duke ndezur një konflikt midis dy miqve të ngushtë i cili mund të vazhdojë për një periudhë të gjatë. I tillë ishte dhe rasti i konfliktit midis Xhensila Pere dhe gazetarit, Ronaldo Sharka, të cilët disa javë më parë patën një debat të zjarrtë në programin e këtij të fundit.

Debati midis tyre kishte nisur për shkak të një pyetjeje të bërë nga Ronaldo ku i thotë Xhensilës se e akuzojnë si të pamoralshme në rrjetet sociale. Në këtë momente intervista mori një drejtim tjetër dhe Xhensila i është përgjigjur Ronaldos me të njëjtën monedhë duke i thënë se dhe atë publiku e mendon si homoseksual.

Mbrëmjen e sotme në programin “Dua të të bëj të lumtur” kishte ardhur në studio Ronaldo i cili kishte menduar se nëpërmjet emisionit ai do të krijonte një urë komunikimi me Xhensilën që të shuante debatet dhe konfliktin e gjatë midis tyre. Ronaldo në studio rrëfeu se ajo pyetje nuk ishte e qëllimshme, madje se e gjitha kishte qenë një keqkuptim. “Unë nëpërmjet pyetjeve po sulmoja fenomenin, por pashë që dhe Xhensilën në rrjetet sociale e akuzonin, prandaj mendova se nëpërmjet pyetjes do të sqaroja gjithçka”, u shpreh gazetari.

Nga ana tjetër Xhensila tregoi se e gjithë intervista dhe pyetjet që iu bënë asaj kishin qëllimin e marrjes të sa më shumë klikimeve. Madje Xhensila shtoi: Ronlado në fakt është bërë kurban, pasi këtë gjë e bëjnë shumë gazetarë. Ata nëpërmjet pyetjeve denigruese që u bëjnë të ftuarve dëshirojnë që të marrin sa më shumë famë dhe sa më shumë klikime. Por unë nuk e durova më këtë dhe u ktheva në atë formë.

Në studion e programit “Dua të të bëj të lumtur” debati midis Xhensilës dhe Ronaldos vazhdoi akoma dhe më shumë, derisa biseda degjeneroi dhe në ofendime midis tyre. Në fund asnjëri nga personazhet nuk kërkoi falje dhe Xhensila vendosi të largohej nga studioja duke mos u pajtuar me ish-mikun e saj.

- PUBLICITET -