Nuk pranuan të mbanin maskën, pushohen nga puna tre mësues

Tre mësues austriakë të cilët vazhdimisht refuzuan të mbanin maska për t’u mbrojtur nga përhapja e koronavirusit janë pushuar nga puna. Mësuesit nga Freistadt, Voecklabruck dhe Wels u shkarkuan pasi bisedimet me autoritetet dështuan për të zgjidhur situatën.“Kishte shumë përpjekje për t’i bindur ata që të respektonin higjienën e zbatueshme dhe masat parandaluese – por të gjitha ishin të kota,” tha drejtoria e arsimit për mësuesit.

Që nga 25 janari, Austria ka shtrënguar rregullat e saj për të kërkuar që maska FFP2 – të cilat filtrojnë grimcat të mbahen aty ku më parë ishin të përshtatshme maskat e pambukut. Ndërkohë në Zvicër, një klient që nuk pranoi të mbante maskën është ndaluar për pesë vjet nga zinxhiri i supermarketeve Migros. Ai në mënyrë të përsëritur refuzoi të mbante një maskë dhe u arrestua nga policia. Atij i është ndaluar hyrja në dyqanet në pronësi të Migros si dyqanet e mobiljeve SportXX dhe Micasa.

Burimi:reuters. Përktheu dhe përshtati:JOQ ALBANIA

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...