Në një program të dedikuar qytetit të saj të lindjes, Elbasanit, prezantuesja Eva Murati s’mund të mungonte. Ama nuk ishte mbrëmjen e sotme në “Soiree” në ABC News vetëm për të folur për lidhjen e saj me qytetin e Elbasanit, por edhe për të zbuluar një talent tjetër veç prezantimit.
Pasi tregoi se është lindur në Elbasan dhe është larguar për t’u zhvendosur në Tiranë pas 6-vjetësh, moderatorja e njohur shtoi se ruan ende shumë kujtime të bukura nga qyteti i saj i lindjes.
Për këtë të fundit, Eva kishte rezervuar edhe një surprizë, e cila ka habitur jo vetëm të ftuarit në program, por edhe publikun që e ka ndjekur nga ekrani.
Së bashku me Alar Band, Eva këndoi këngën “Vajta në Elbasan” duke u shoqëruar nga të gjithë personazhet e tjerë të ftuar.
Nuk kishte guxuar më herët të këndonte live në ekran, por ishte për qytetin e lindjes… për të cilin, ia vlen gjithmonë të bësh më të mirën. Dhe Eva ia doli mjaft mirë.