Enkel Demi tregon si u njoh me Mesila Dodën: Kur e pashë mu duk si e huaj, i përzura të gjithë nga zyra…

Të ftuar në rubrikën “Gjysma ime” kanë qenë një çift shumë simpatik, politikania Mesila Doda dhe gazetari Enkel Demi. Ata si rrallë herë kanë folur për jetën e tyre profesionale dhe private. I pyetur nga moderatori Ardit Gjebrea se si janë njohur, Enkel Demi tregon se kishin organizuar një takim në zyrën e tij dhe sapo e pa, dëshira e tij ishte të lidhej direkt me të, por nuk ishte aq e lehtë që të bënte Mesilën për vete, iu desh shumë punë.

Ardit Gjebrea: Çfarë ke menduar për Mesilën në momentin e parë që e ke parë?

Enkel Demi: Që duhet të lidhem patjetër me të?

Ardit Gjebrea: Ouu, pse?

Enkel Demi: Më bëri shumë përshtypje, unë po e prisja në zyrë, më kishin thënë që do bëja një takim me të, por nuk e njihja. Në momentin që u shfaq në mos gaboj në vitin 1993, sapo kishte hyrë vera, erdhi me një fustan deri në fund të këmbëve, një fustan veror, bionde, sy bojqielli, kur e pashë thashë uou ç’është kjo, domethënë mu duk sikur nuk ishe e Shqipërisë. E kisha planifikuar që takimin ta bëja me shumë njerëz , domethënë të kisha dhe nja 2-3 njerëz që punonin me mua dhe i përzura.

Ardit Gjebrea: Gjërat mes jush rrodhën shpejt apo me qetësi?

Enkel Demi: Jo dhe aq shpejt sa unë dëshiroja.

Ardit Gjebrea: Ti doje që atë ditë besoj?

Enkel Demi: Doja dhe të nesërmen, dhe të pasnesërmen, por jo nuk isha kaq i suksesshëm në fillim.

Mesila Doda: Gjërat besoj se kanë pasur ritmin e tyre, por kanë qenë periudha të mbushura me ngjarje. Unë vija nga jashtë sepse studioja në Itali dhe gjatë asaj kohe punoja për Federatën e Rinisë shqiptare, Keli në atë kohë ishte kryetari i Forumit Rinor Republikan. Ka qenë një periudhë e shënuar me gjëra të mira dhe gjëra negative në atë kohë. Nëna ime u sëmur në atë kohë dhe më pas humbi jetën dhe kjo më mbajti akoma më gjatë në Tiranë dhe ajo kohë ka qenë që ne u lidhëm më shumë. Mesila tregon se më vonë u bënë shumë miq dhe dilnin shpesh nëpër klubet e Tiranës, kështu lindi dhe dashuria e tyre.

XHUBLETA NË UNESCO, MALËSORJA: KRENARE, 150 VITE QË E KAM

Nga Senad Nikshiqi   Që prej 29 nëntorit të këtij viti xhubleta shqiptare, një veshje tradicionale e Malësisë së Madhe është e mbrojtur nga UNESCO,...

U përplas teksa po kalonte vijat e bardha, këngëtarja tregon tmerrin: Më është thyer brinja(Foto)

Këngëtarja e muzikës popullore, Vjollca Haxhiu ka folur për aksidentin që i ndodhi në Tiranë teksa po kalonte vijat e bardha. Ajo tregon se...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME

Kjo është artistja e vetme shqiptare që kryeministri Rama ndjek në Instagram (FOTO)

Kryeministri Edi Rama është aktiv në të gjitha rrjetet...

Ndahet nga jeta nga semundja e rende vajza e shrimtarit te madh Shqiptar

Është ndarë nga jeta në moshën 71-vjeçare e bija...