Emocioni i papërshkrueshëm/ 19 vjeçarja e shtruar te “Shefqet Ndroqi” sjell në jetë djalin e saj, momenti kur mjekët e pyesin për emrin

Shefja e reanimacionit në spitalin “Shefqet Ndroqi”, Alma Cani ka postuar një video emocionuese, pas lindjes së një 19-vjeçare të infektuar me Covid në ambientet e spitalit. E reja ka kryer me sukses lindjen e djalit të saj, të cilin ka zgjedhur që ta quajë Noel, ndërsa në video shihen emocionet e papërshkrueshme jo vetëm të saj, por edhe të stafit mjëkësor që e asistoi.

Mjekja Cani shpreson që çdo ditë të ketë lajme të tilla pozitive, pasi siç edhe ajo thotë, jeta do të triumfojë përballë të gjitha sfidave dhe vështirësive.

Postimi i plotë i mjekes Cani:

Mireseerdhe Noel në jete! Lindja jote na jep force! Në Spitalin “ Shefqet Ndroqi” Covid 2 ,lind 19 vjeçarja e semure me Covid 19.

Realizohet lindja me sukses ne ambientet e spitalit Covid 2 ne bashkepunim te ngushte me koleget e spitalit Obsetrik – Gjinekologjik “ Koco Glozheni”.

Urojme qe lajme te tilla te bukura t’i ndajme me ju cdo dite! Gezimi juaj eshte forca jone per ta vazhduar kete lufte deri në fund me fitore per Triumfin e Jetes!

Në muajt e fundit janë kryer disa lindje në ambientet e spitaleve Covid në vend, ndërsa fatkeqësisht janë shënuar dy raste fatalitetetesh te nënat e reja. Lindjet kryhen nën monitorimin jo vetëm të stafeve të spitaleve Covid, por edhe mjekëve të materniteteve, pasi asistenca e tyre është e domosdoshme.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...