Babai: Mësuesja e kishte pickuar keq në krahë djalin, nuk e donte në klasën e saj

I ftuar në rubrikën “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare ka qenë një baba i quajtur Ilirjan i cili ka rrëfyer historinë e djalit të tij me sindromën Down. Ai rrëfen se është munduar shumë që ta shkollojë djalin sepse haste probleme me mësuesen dhe fëmijët e tjerë që e paragjykonin. Ai tregon se mësuesja e tij nuk ka dashur kurrë ta pranojë në klasën ku jepte mësim, madje ka bërë edhe kërkesë për ta larguar. Por Ilirjani është treguar një baba i vendosur dhe pavarësisht çdo problemi që ka hasur i ka dalë ballë dhe djalin e tij Vilson që është 11 vjeç e ka shkolluar.

Ilirjani: Mbaroi kopshtin, do e çonim në shkollë. E çova dhe nën drejtoresha më tha që nuk e regjistrojmë do shkosh tek Seksioni i Arsimit dhe të të japin ata lejë. Nuk më erdhi mirë, takova personin që duheshe, i thashë kështu qëndron puna dhe më tha në asnjë mënyrë, të shkosh aty dhe ta regjistrojnë. U ktheva sërish aty dhe ma regjistruan.

Ardit Gjebrea: Si shkonte?

Ilirjani: Mësuesja nuk e priti këtë fëmijë që i erdhi në klasë sepse ishte me aftësi të kufizuara dhe nuk donte të kishte bela. Kur filloi mësimi nuk i përshtateshe ambientit dhe u detyrova të rrija me të në klasë. Mësimet që ia jepte mësuesja, ia shpjegoja unë në shtëpi. Mësuesja nuk afrohej që ta pyeste, thoshte s’kam kohë sepse kam 35 nxënës. E pashë që nuk reagonte, kërkova nga drejtoria që ta hiqnin nga klasa, t’ja ndërronin mësuesen. Drejtoria nuk pranoi. Mbaroi vitin e parë dhe filloi klasën e dytë. Nisën të ma përbuznin fëmijët e tjerë. Një rast që e dëgjova me veshët e mi, i thotë shoku-shokut mos u afro pas Vilsonit sepse ky është i sëmurë.

Mësuesja filloi të ankohej, më prish mësimin, nuk bëj dot shpjegimet se s’më le. Tani kur e le në bankë të fundit dhe nuk i kushton vëmendje, çfarë do bëjë, edhe një i rritur do mërzitet. Nuk ma priste mendja, kjo njofton të gjithë prindërit dhe i thotë që të shkojnë të ankohen në drejtori për arsye se filan nxënës nuk më lë të zhvilloj mësimin. Vijnë prindërit dhe më thonë ta heqësh djalin nga shkolla, ta çosh në shkollë privat, na ngacmon fëmijët, është i dhunshëm. Më vjen shumë keq Vilsoni mund të lëvizë, por nuk është i dhunshëm. Ata vendosen që ta hiqnin fare nga shkolla, unë nuk pranova, thashë jo do rrijë këtu. Kam shkuar në Seksion të Arsimit, ia kam shpjeguar çështjen, po tha do vijmë. Erdhën që të merreshin vesh me mësuesen dhe i dhanë një vërejtje. Pasi ndodhën të gjitha këto debate, pastaj Vilsoni ishte në rregull, nuk kishte ndonjë problem.

Pastaj ndodhi një incident tjetër që ishte më e rëndë, nuk e di si ka ndodhur. Ishte në shkollë, mësuesja e kishte kapur dhe e kishte pickuar Vilsonin tek krahu. Kur vjen në shtëpi që i bëjmë banje, e shikojmë të zezë, po këtë? Ma ka bërë mësuesja tha. E pyes mësuesen ndihmëse ajo thotë jo me mua ka qenë në rregull tha. Në shkollë nuk i duan këta fëmijë, i shikojnë me sy tjetër.

Ardit Gjebrea: Sot ku është Vilsoni?

Ilirjani: Në shkollë është, nuk ka probleme të tilla. Sot e kam thërritur Vilsonin për t’i dhënë disa këshilla.

Ardit Gjebra: Për shembull?

Ilirjani: Për shembull të jetë më korrekt ndaj mësimeve që i bëjmë ne. /tvklan.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...