Arsyeja pse s’më kërkon të martohemi … Genta Ismajli rrëfen anën tjetër të panoramës “çifti i lumtur” me turkun milioner

159

Këngëtarja, Genta Ismajli është një tjetër vajzë e njohur që po përflitet për shtatzëni.

- PUBLICITET -

Shkak u bënë disa foto të fundit ku këngëtarja shfaqej me barkun e fryrë dhe tashmë që lidhja me biznesmenin turk Hysein Ustan është konsoliduar, domosdo nisën edhe thashethemet se çifti po pret një bebe.Por, e ftuar sot në emisionin “Rudina”, Genta i mohoi lajmet rreth shtatzënisë duke u shprehur se ajo dhe Hysein aktualisht po shijojnë dashurinë e tyre. Martesa dhe bebi kanë kohë akoma.

“Në fakt, unë dhe Usta kemi një mal me plane e projekte, por edhe martesës do t’i vijë radha. Nuk më ka propozuar akoma, por do t’i vijë radha edhe asaj së shpejti!”, tha Genta.Në emisionin “Rudina” në “Tv Klan”, në një lidhje “Skype”, Genta Ismajli ka rrëfyer shumë sekrete nga jeta e saj private. E njohim për stilin e saj, energjinë në skenë, ku çdo këngë e saj kthehet në hit, por si ka shkuar jeta e saj tashmë e shkëputur nga muzika?

Këngëtarja Genta Ismajli ka publikuar vetëm pak ditë më parë klipin e saj më të fundit, i cili vjen si bashkëpunim me reperin e njohur Fero nën titullin “Level Up”. Gjatë intervistës, Genta ka treguar më shumë për lidhjen e saj dyvjeçare me biznesmenin turk që ka shtrirë aktivitetin e tij edhe në Zvicër, Hysein Usta.

- PUBLICITET -