Shkaktoi bujë me deklaratën e saj, reagon për herë të parë Luljeta Bozo, çfarë thotë sërish për Enver Hoxhën

617

Inxhinierja e njohur Luljeta Bozo, tashmë kandidate për deputete e Partisë Socialiste në zgjedhjet e 25 Prillit, reagon për herë të parë pas zhurmës mediatike që shkaktoi një intervistë e saj në RTSH ku u pyet për regjimin komunist.

Referuar kësaj deklarate të Bozos, përfaqësues të Partisë Demokratike thanë se ajo kishte shprehur vlerësimin e saj pozitiv për regjimin gjakatar të Enver Hoxhës, por vetë zonja Bozo sqaron së fundmi në një intervistë, se si fjalët e saj janë shtrembëruar për qëllime të ulëta politike.

Teksa e dënon me forcë diktaturën komuniste dhe refuzon cdo relativizim të krimeve të diktaturës, Bozo sqaron se vlerësimi dhe respekti i saj është vetëm për shkencëtarët dhe profesionistët e asaj kohe dhe gjithë popullin e thjeshtë që kanë punuar me ndershmëri.

Bozo ka edhe një mesazh për të gjithë ata përfaqësues të politikës që kanë shtrembëruar e deformuar në mënyrë të turpshme, deklaratën e saj:

“Kush kapet pas Enverit për të sulmuar të tjerët është në fakt një zëdhënës i pavetëdijshëm i së keqes së asaj diktature. Shajnë, akuzojne dhe shtrembërojnë njësoj si xhelatët e mendimit ndryshe asokohe! Ekstremet përputhen dhe më kujtohet Vaclav që thotë: Komunisti më i zi është komunisti antikomunist! Kam vetëm keqardhje per ta”, thotë inxhinierja e njohur.