Kur do të largohet virusi nga Shqipëria? Më optimist se kurrë, Pipero jep lajmin e mirë

296

Mjeku i njohur infeksionist Pëllumb Pipero ka bërë së fundmi një parashikim optimist përsa i përket situatës së pandemisë në vendin tonë.

- PUBLICITET -

Sipas tij, gjysma e prillit do të na gjejë me numër të kufizuar rastesh dhe se vera do të jetë e qetë e deri nga fundi i vitit do të jemi shumë më të çliruar.

Ai shtoi se një pjesë e madhe e njerëzve e kanë kaluar virusin dhe se me ngrohjen e kohës dhe masat do të relaksohen.

Pipero shtoi se në 4-5 muaj Shqipëria mund të arrij imunitetin kolektiv.

“Nuk besoj në teorinë e valëve të jashtëzakonshme të Covid. Një pjesë e madhe e ka kaluar. Por, fundi i marsit, apo gjysma e prillit do të na gjejë me numër të kufizuar rastesh.

Me ngrohjen e kohës edhe masat do të relaksohen. Vera do të jetë e qetë dhe nga fundi i vitit do të jemi shumë më të çliruar.

Besoj që në 4-5 muaj Shqipëria arrin imunitetin kolektiv dhe besoj që vaksinimi do përfundojë brenda këtij viti dhe në rastin më të keq vjeshtën që vjen.

Ne e kemi strukturën, problemi është tek mundësia për t’u furnizuar me vaksina.

AstraZeneca ka një nivel imunizimi shumë të mirë, por veçanërisht pas frenimit duhet shumë sforco për të gjetur vaksinat.

Mundësia për t’u vaksinuar është. Besoj do kemi sasi të mjaftueshme shumë shpejt”, tha Pipero.

- PUBLICITET -