“Janë tepër të rrezikuar nga virusi” Pas mjekëve dhe mësuesve, Tomini tregon dy kategoritë që do të vaksinohen

Pas mjekëve dhemësuesve, kategoria e rradhës që do të marrë vaksinën anti-C OVID19 janë gazetarët dhe policët.

Lajmin e ka bërë të ditur zv.ministrja e Shëndetësisë Eugena Tomini, pasi sipas saj të dy këta profesione janë dhe tepër të rrezikuar nga virusi.

Kujtojmë se të parët që nisën të vaksinohen në vendin tonë ishin bluzat e bardha.

Ndërsa tani janë mësuesit që po marrin injeksionin AstraZeneca, me 38.400 doza që erdhën në aeroport para pak ditëve. Për këtë të fundit ka pasur dilema, por EMA tha se është e sigurtë dhe efikase.

Kështu, sapo të mbarojë fushata e vaksinimit për mësuesit, do të vazhdojë me gazetarët dhe policët, që janë po ashtu tepër të rrezikuar nga covid-19.

Më herët ka pasur një kërkesë nga Unioni i Gazetarëve Shqiptarë që reporterët e terrenit të vaksinohen duke qenë se janë të ekspozuar.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...