Deklarata e papritur e Pandeli Majkos: Largohem përfundimisht nga politika…

1608

Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko, i cili renditet i 19 në listën shumëemërore të PS për Qarkun e Tiranës, rrezikon të mos konfirmohet si deputet në Parlamentin e dalë nga zgjedhjet e 25 prillit. Majko thotë për Vizion Plus se kjo është sakrifica për “mandatin e tretë qeverisës” dhe nëse nuk arrin që të zgjidhet deputet, do të largohet fare nga politika.

- PUBLICITET -

“Kush do të fitojë do t’i marrë të gjitha, kush do t’i humbasë do t’i humbasë të gjitha. Padyshim (nëse nuk zgjidhet deputet) do të fillojë një jetë tjetër. Kam dy diploma, që besoj janë të mjaftueshme për të vazhduar përpara”, ka deklaruar Majko.

- PUBLICITET -