HYRJELAJMEPOLITIKË“Akoma e kam shpirtin te PS-ja”, reagon ish-socialisti, tregon prapaskenat e forta

“Akoma e kam shpirtin te PS-ja”, reagon ish-socialisti, tregon prapaskenat e forta

Mbrëmjen e kaluar i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, kandidati i parë në listën e LSI-së në zonën e Gjirokastrës, Vangjel Tavo, ka deklaruar se shpirtin e ka akoma te ish-partia e tij, PS-ja, por jo te Rilindja.

Përgjigja e tij ka ardhur teksa është pyetur në emisionin se përse Kryeministri Edi Rama, ka larguar nga Partia disa politikanë.

Sipas Tavos, kryeministri Edi Rama që kur ka ardhur në pushtet e ka nisur me largimin e socialistëve, duke filluar me të parin Fatos Nanon.

Pjesë nga Biseda:

Pyetje: Ti që e njef mirë Partinë Socialiste, ke qenë prej vitesh.

Tavo: Dhe akoma shpirtin e kam te Partia Socialiste dhe jot e Rilindja.

Pyetje: Përse Ramsi largoi të vjetrit nga lista e PS-së?

Tavo: Ndër vite ka filluar që t’i largoj që kur erdhi në pushtet. Që prej Fatos Nanon të parin, Ramsi ka larguar ndër vite socialistët.

TE TJERA

spot_img