A do ndryshojë ora policore? Baret dhe restorantet në vështirësi. Presin vendimin e datës 24 mars

366

Me mbylljen e bareve dhe restoranteve në orën 20:00 kjo kategori mori një goditje të madhe ekonomike ku një pjesë e mire e tyre kanë vendosur të mbyllin bizneset duke e parë më të arsyeshme këtë hap e jo vijimin e tij në kushte tepër të vështira.

- PUBLICITET -

Drejtuesi i shoqatës së bareve dhe restoranteve zoti Enri Jahaj u shpreh për Top Channel rreth pasigurive që ndjejnë këto biznese.

Por cili është vendimi i tyre për vijimin e kësaj situate dhe çfarë hapi kanë ndërmend të marrin për ta zgjidhur atë?

Top Channel ka mundur të mësojë që në datën 24 mars pritet një vendim lehtësues rreth këtyre bizneseve nga komisioni teknik i ekspertëve.

 

- PUBLICITET -