“Xixa” mes Piperos dhe Dashos revoltohet ky i fundit: “Mjekët i bëjnë fresk qeverisë”

Erion Dasho dhe Pëllumb Pipero kanë qenë mbrëmjen e kaluar të ftuar përmes një lidhjeje me “Skype” në një emision telelviziv sa i përket situatës së vaksinës në vendin tonë.

Ata kanë komentuar në debat e sipër numin e lartë të viktimave nga Covid-19 në vendin tonë. Dasho u shpreh shumë i revoltuar duke thënë se mjekët mund të bëjnë shumë më shumë sesa thjesht të rrinë e tu bëjnë fresk qeverisë.

“Çuditem kur dëgjoj mjekët që i bëjnë fresk qeverisë të dalin me justifikime nga më të çuditshmet, madje edhe të akuzojnë edhe publikun se feston më mënyrë të papërgjegjshme.

Nuk na takon ne mjekëve, të flasim në këtë mënyrë. Ka një arsye. Kemi një dështim shumë planësh në menaxhimin e Covid. Kemi një kryeminisër të papërgjegjshëm që ka monopolizuar përgjigjen e Covid që nga momentet e para deri më tani. Kemi një kryeminisër mashtrues i cili vjet deklaronte që nuk ka nevojë për maska në parlament, pastaj kalonte në ekstremin e kundërt ku vendoste gjoba për maskat e leckave në rrugë

Kemi një kryeministër mashtrues që thoshte nuk kemi nevojë për testime kur të gjithë ne thoshim ka nevojë për të.

Kolegët në Shqipëri i mbanin iso në mënyrë të turpshme qeverisë dhe vazhdonin të thoshin nuk ka nevojë për testime kur OBSH thoshte gjurmo- testo. Kemi një kryeministër të papërgjegjshëm që mashtronte me numrin e vdekjeve.” -tha ai ndër të tjera.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...