Unikkatil sot feston ditëlindjen, nuk iu shkon dot në mend sa vjeç mbush reperi i njohur

116

Reperi shqiptar Viktor Paloka i njohur me emrin e artit Rebel a.k.a Unikkatil, feston sot ditëlindjen, duke mbushur 40-vjeç.

- PUBLICITET -

Ai ka lindur më 18 mars 1981 në Prishtinë, ndërsa ka emigruar bashkë me familjen në Bronx të New York-ut në vitin 1996.

Unikkatil konsiderohet reperi më i suksesshëm në skenën shqiptare, pasi në vitin 2012 arriti të mbledh në stadiumin e Prishtinës rreth 25 mijë njerëz, duke u cilësuar kështu si koncerti më i madh i ndonjë artisti shqiptar.

Albumi i fundit i tij është “Kanuni i Katilit” i publikuar në vitin 2007, para 14 vjetëve.

- PUBLICITET -