Tërhoqi shumë vëmendje/ Zheji zbulon ku e ka marrë kryeministri idenë e dy ‘Ramave’ përballë

Moderatori dhe gazetari i njohur Artur Zheji ka komentuar fotografinë që kryeministri Edi Rama ka nxjerrë një ditë më parë.

Sipas Zhejit, ajo që u cilësua si “dyzimi i vetvetes” është një ide e huazuar nga themeluesi i Lëvizjes 5 yjet në Itali, Beppe Grillo.

“Beppe Grillo e bëri një foto të tillë para 10 vitesh. Ai hyri në një qeveri kundër të cilës kishte luftuar. Ai i ka montuar fiks kështu, por i ka me lëvizje”, tha Zheji.

Vetë Rama e postoi foton në fjalë në rrjetet sociale, ku pyeste veten nëse duhet të ikte, dhe po vetja i përgjigjej se nuk mund ta bënte këtë, pasi vendi kishte ende shumë punë që të ecë përpara.

Kjo nuk është hera e parë në fakt, që segmente të caktuara të komunikimit publik të Ramës, janë një kopje e liderave të ndryshëm botëror.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...