RINDËRTOHET KOMPANJELI I KISHËS SË “SHËN KOLLIT” (Foto)

1680

Ishte viti 1967. Regjimi diktatorial kishte vendosur t’i jepte goditjen përfundimtare besimit fetar, me akte terroriste që shqiptarët nuk i kishin përjetuar në asnjë kohë.

Me shpërthime eksplozivi, tanke dhe ndërmarrje të pajisura me mjete të rënda, u shkatërruan 2172 faltore, prej të cilave: 740 xhami, 609 kisha ortodokse, 158 kisha katolike e 530 teqe, nder këto objekte kulti ishte dhe kisha e Shën Kollit në Shkodër.

Rreth 13 vite më parë kjo kishë u ndërtua sërish. Ndërsa pak ditë më parë ka përfunduar dhe kompanjeli i cili është ndërtuar nga B.M.Konstruksion.
Projektuar nga Gege Gurakuqi dhe Klaud Luka dhe zbatuar nga Mark Gjeka të cilët kanë bërë që kjo kishë të marrë krejtësisht një pamje tjetër.


shkoder.info

Foto Terenc Pepa

Foto Terenc Pepa