Pamje madhështore/ Martohet Fiolla Morina dhe biznesmeni i njohur, i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit në Maldive

293

Këngëtarja Fjolla Morina dhe biznesmeni Fisnik Syla i kanë dhënë fund beqarisë gjatë një ceremonie privatë të mbajtur sot në ishujt Maldive.

- PUBLICITET -

Ajo ka vendosur të ndajë me ndjekësit një video në Instagram nga momenti kur të dy i thonë “Po” njëri-tjetrit.

Nusja shihet me vello të bardhë të gjatë dhe një model flokësh të thjeshtë.

Ndërsa partneri me një kostum të zi.

Ata shihen shumë të lumtur në krah të njeri-tjrtrit. Në dasmën e tyre nuk ka munguar as muzika dhe as vallëzimet.

Kujtojmë që Fjolla mbrëmjen e djeshme ka marrë një propozim madhështor për martesën. Së fundmi ka qarkulluar lajmi se Fjolla është shtatzënë, por çifti nuk ka konfirmuar ende asgjë.

 

 

- PUBLICITET -