“Nuk ka më ik sot e hajde nesër” Rama prezanton programin për shërbimet, bën premtimin e madh

145

Ditën e sotme kryeministri Edi Rama ka prezantuar programin për shërbimin e qytetarëve dhe biznesin nëse fiton mandatin e tretë.

- PUBLICITET -

Ai është shprehur se shumë gjëra kanë ndryshuar në shtatë vitet e qeverisjes së tij.

Kreu i qeverisë ka deklaruar se më parë njerëzit prisnin me orë të tëra në sportele për të marrë një shërbim, ndërsa sot pas 7 vitesh 95% e tyre mund të merret online nga 1% që ishte më parë.

“Që nga nxënësit e maturës për të shkuar në universitet tek të moshuarit. Sa shumë rradhë keni bërë për çdo copë letër dhe sa herë sa shpesh me ato rradhë u është dashur të ballafaqoheni me fytyrën indiferente të shtetit kur është thënë ik, hajde nesër, s’kam mundësi sot, ik, ik. Mirë dritat vinin sipas humoreve të Perëndisë, apo këputjes dhe shkputjes, por edhe kur duhet të paguanit atë faturat afrofe, duhet të rrinit në rradhë, për çfarë? Për të paguar. A ju kujtohet se në shumë raste iu është dashur të kërkoni një mik, një emër për tu ardhur në dorë ajo cop letër. Këto ishin sportelet tuaja, ky ishte shteti ynë deri para 7 vitesh.

Po sot , natyrisht ka ende sot, jo pak njerëz që duan të shkojnë në sportele, por faktikisht kush nuk do të shkojë në sportel, nuk shkon sepse janë 1207 shërbime nga 3-4 që ishin para 7 vitesh. Ose 95% e shërbimeve që bëjnë zyrat e shtetit e keni në xhepin tuaj, në iphone ose kompjuter. E gjithë kjo ka lidhje edhe me atë famëkeqin dhe torturesin dhe korrupsion. 1% ishin shërbimet online para 7 vitesh. 50 mijë të regjistruar ishin dikur. Sot janë 1.78 milion të regjistruar që përdorin platformën. Sot janë 55 regjistra elektronik, deri në 2013 numri total i transaksioneve ishte 680 mijë, sot shifra e fundit 145 milion, që mund të shtohen sa më shumë të rritet pjesëmarrja.

Sot dosjen e mbledh shteti për ju. Punonjësit nuk presin tufat, por mbledhin letrat dhe përmes rrugës dixhitale i cojnë në pikat e vetme që ju shkoni për të bërë aplikimin.Shqipëria sot jo se e them unë po në bazë të raporteve që nga OKB dhe BE është lider në qeverisjen dixhitale në rajonin tonë, për çfarë flasim, nëse nuk dëgjojmë nuk lexojmë nuk kuptojmë duke parë faktet dhe duke u lidhur me veten.

Sikur C ovidi të kishte hyrë tek ne 7 vite më parë, si do merreshin lejet pa dalë dhe pa u dyndyr në sportele. Si do merreshin lejet për punë, për ugjencë, nëse nuk do ishte revolucioni online. Si do hynin mësim online 95% e nxënësve. Kush mund ta bënte këtë. Ata që nuk kanë nxjerrë një mësim nga pse-ja që populli i nxori me shqelma. Ata që janë me të njëjtin program po ndryshon vetëm kursi i këmbimit,” tha Rama ndër të tjera.

- PUBLICITET -