Moti bën kthesën e papritur, Shërbimi Meteorologjik jep informacionin e rëndësishëm

188

Nga dita e nesërme pritet një mot i vranët dhe me reshje të dendura shiu në të pjesën më të madhe të territorit. Shërbimi Meteorologjik Ushatarak njofton se do të kemi dhe shtrëngata apo stuhi.

- PUBLICITET -

Në orët e vona të natës priten edhe ulje të temperaturave dhe reshje shiu mbi 300 metër në relievet malore dhe mbi 600 metër në ato kodrinore që mund të shndërrohen dhe në reshje bore.

E njëjta situatë edhe ditën e Diel pasi moti parashikohet me vranësira të dendura shoqëruar me reshjet e shiut dhe dëborës.

Përgjatë vijës bregdetare dhe zonat e ulëta reshje shiu me intensitet mesatar dhe duke filluar nga orët e pasdites deri të lartë në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.

- PUBLICITET -