Meta dhe Berisha në një linjë për të prishur zgjedhjet! Saliu kërcënon me jetë Ramën dhe bën thirrje për një “20 shkurt” të dytë!

955

Presidenti Ilir Meta dhe ish-kryeministri Sali Berisha duket se janë në unison të plotë me njëri-tjetrin sa i takon planit për të prishur procesin zgjedhor e madje hedhur në erë zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

- PUBLICITET -

Presidenti Meta kohët e fundit është shfaqur tejet i ashpër me qeverinë dhe ka krijuar situata që lënë të nënkuptohet se nuk do t’i njohë zgjedhjet e 25 prillit, ndërkohë që edhe media pranë tij kanë paralajmëruar përplasje pas 26 prillit, nëse këto zgjedhjet do t’i fitojë Partia Socialiste.

Por në të njëjtën linjë me kreun e shtetit, dje është shfaqur edhe ish-kryeministri Berisha, i cili ka paralajmëruar revolta. Teksa ishte i ftuar në një studio televizive, Berisha u shpreh qartë se pas 25 prillit Shqipëria do të ndizet në tym dhe flakë nëse dhe se sipas tij, sebep do të jetë prekja e votës nga kryeministri Edi Rama. “Edi Rama po boshatis kryeministrinë.

Ai brendinë e Kryeministrisë e ka nisur drejt Surrelit. Edi Rama po përgatitet për disfatë. Nuk ka forcë që mund të mposhtë një komisioner që vendos të mbrojë votën. Mbrojtja e votës në këto zgjedhje është vendimtare për Shqipërinë, përndryshe këtu do të përsëritet “20 shkurti”, por edhe më i ashpër. Rama ka zbrazur Kryeministrinë. Këto janë punë të brendshme të tij, nuk më intereson shumë”, deklaroi ai.

- PUBLICITET -