Komiteti Teknik ndryshon vendimin në minutë të fundit, çfarë do të ndodhë deri në 25 mars?

903

Ministria e Shëndetësisë ndryshon kohëzgjatjen e kufizimeve në lidhje me grumbullimet pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese i ardhur pas padisë së PR.

- PUBLICITET -

Në urdhrin e bërë publik në fletoren zyrtare thuhet se ndryshon togfjalëshi “deri në një urdhër të dytë”, i cili zëvendësohet “deri në datën 25.3.2021”.

Kjo do të thotë që kohëzgjatja e kufizimeve aktuale, për të cilin GJK kërkoi rishikim do të jetë deri në datën 25 mars, praktikisht një muaj para zgjedhjeve. Më pas do të ketë një vendim tjetër për kufizimet apo masat, bazuar në vendimin e Kushtetuese.

URDHËR Nr. 158, datë 11.3.2021
PËR NJË NDRYSHIM NË URDHRIN NR. 633, DATË 17.11.2020 “PËR NDALIMINE GRUMBULLIMEVE NË VENDE TË MBYLLURA APO TË HAPURA”
Në mbështetje të nenit 102, pika 4, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, të nenit 7, pika4, të ligjit nr. 15/2016, “Për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive”, të udhëzimeve të Institutit të Shëndetit Publik, me qëllim mbrojtjen e shëndetit të popullatës nga infeksioni i shkaktuar nga COVID-2019, si edhe vendimit të Komitetit Teknik nr. 1356, datë 11.3.2021, URDHËROJ: Në urdhrin nr. 633, datë 17.11.2020, “Për ndalimin e grumbullimeve në vende të mbyllura apo të hapura”, bëhet ndryshimi si vijon:

1. Në pikën 1 të urdhrit, togfjalëshi “deri në një urdhër të dytë” zëvendësohet me togfjalëshin “deri në datën 25.3.2021”.
2. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.
MINISTËR I SHËNDETËSISË DHE MBROJTJES SOCIALE
Ogerta Manastirliu

Urdhri

ÇFARË THOTË URDHRI NR. 633, DATË 17.11.2020
“1- Të ndalohen grumbullimet me më shumë se 10 persona në vende të mbyllura apo të hapura, konferencat, tubimet, mbledhjet partiake, ceremonitë e festave, ceremonitë martesore dhe organizimet përtej familjare të ceremonive mortore, deri në një urdhër të dytë;

2- Pika 4 e urdhrit nr. 351, datë 29.5.2020 ‘Për marrjen e masave të veçanta dhe kufizimeve për parandalimin e përhapjes së COVID-19’, të ndryshuar, shfuqizohet;
3- Ngarkohen për zbatimin e këtij urdhri organet kompetente për dhënien e masave administrative sipas aktit normativ nr. 3, datë 15.3.2020 ‘Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së shkaktuar nga COVID-19’, i ndryshuar”.

Sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese GJK Komiteti teknik kishte një javë kohë për rishikuar kohëzgjatjen e kufizimeve.

- PUBLICITET -