Kandidatja e PD kërkon para hapur, nxjerr numrin e llogarisë bankare: Më mbështesni të futem në parlament

Anduena Qefalia, kandidatja e Partisë Demokratike në Tiranë, ka habitur rrjetin kur në një postim në rrjete sociale, bën me dije se ka hapur një llogari bankare ku i kërkon njerëzve që ta ndihmojnë me para që ajo të futet në parlament.

Të shumtë kanë qenë komentuesit të cilët kanë shkruar se si është e mundur.

Statusi

“I/e dashur mik/e! Unë jam duke garuar në zgjedhjet e ardhshme për Kuvendin e Shqipërisë. Për herë të parë, një grua myslimane praktikante do të ulet në karrigen e ligjvënësit, në institucionin më të lartë të vendit.

Që zëri ynë të dëgjohet nga çdokush që do të donte të përfaqësohej nëpërmjet kandidaturës time, është e rëndësishme të bashkojmë energjitë dhe kapacitetet tona.

Prandaj më nevojitet ndihma juaj për ta përmbushur me sukses këtë mision!

Për të më mundësuar këtë rrugëtim, për të ngritur/forcuar zërin tonë në parlament në dobi të komunitetit tonë, mirëpres mbështetjen tuaj në llogarinë bankare më poshtë:

Banka: Credins Bank

Mbajtësi i Llogarisë: Anduena Qemal Qefalia

Nr. i Llogarisë: 00001500343

IBAN: AL25 2121 1401 0000 0000 0150 0343

SËIFT: CDISALTRXXX

Me mirënjohje të thellë,

Anduena Qefalia”.

Ajo renditet e 29-ta në listën e Tiranës.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...