Jozefina Topalli nxjerr prapaskenat e ‘errëta’ politike, tregon dyshimin e madh që po e mundon Ilir Metën

224

Kryetarja e Lëvizjes për Ndryshim, Jozefina Topalli është shprehur se Kryeministri Edi Rama dhe kreu i opozitës, Lulzim Basha kanë një marrëveshje me njëri-tjetrin. Topalli tha në emisionin “Opinion” se Rama e Basha kanë bërë pazar gjithmonë me njëri-tjetrin. Po ashtu ajo tha se mes tyre ekziston një dyshim gjithmonë, por shprehet se po bëjnë gjithçka që të mbajnë në zotërim politikën shqiptare.

- PUBLICITET -

“Rama dhe Basha kanë një pazar me njëri-tjetrin, e kanë pasur gjithë kohës. Unë vazhdoj të dyshoj që… 2017 ishte thyerja e madhe e besimit. Edi Rama dyshon se Ilir Meta do vazhdoj me Lulzim Bashën.

Meta dyshon se do shkoj me Ramën. Dyshimi mes tyre është i madh, kjo është raporti i tre personave mendojnë se janë në krye. Ata po bëjnë çdo gjë që të mbajnë në zotërim politikën shqiptare”, tha ndër të tjera Topalli.

- PUBLICITET -