VIDEO – “Shkodra i çon qeverisë Basha 7 mandate”, Greta Bardeli tregon ambicjen e demokratëve…

203

Greta Bardeli, kandidate për deputete e Partisë Demokratike në Qarkun e Shkodrës i cilëson retorikë dhe deklarata boshe qëndrimet e kryeministrit Edi Rama sot në Shkodër ku akuzoi pushtetin lokal se ka penguar qeverinë të bëjë sa duhet në këtë zonë.

- PUBLICITET -

Znj Bardeli, e cila është e katërta në listën e PD për këtë qark, tha se Rama madje nuk njeh as realitetin në këtë zonë pasi Shkodra tha ajo është i vetmi në qytet në të gjithë Shqipërisë që ka furnizim 24 orë me ujë të pijshëm.

Shkodra ka vite që furnizoi me 24 orë dhe është i vetmi qytet në shkallë republike që fron ujin e pijshëm për 24 orë. Qendrat periferike janë furnizuar me 16 orë dhe tani furnizohem me 22 orë uji cilësor, ndërsa janë 68 puse për shkollat dhe qendrat shëndetësore, deklaroi zv.kryetarja e PD për Degën Shkodër.

Greta Bardeli tha se problemi më i madh që kanë banorët e Shkodrës janë përmbytjet dhe për këtë bëri me faj qeverinë pasi ka keq menaxhuar kaskadën e Drinit.

Kandidatja e PD shprehet e bindur për një rezultat të thellë në favor të opozitës më 25 prill duke thënë se vetëm Partia Demokratike do të marrë 7 mandate nga 11 mandate që ka gjithsej ky qark.

Qytetarët po e ndjejnë frymën e ndryshimit dhe kjo nuk është një risi pasi ndryshimet janë prirë gjithmonë nga Shkodra. Fitorja ndihet në çdo zonë. Lista e PD do të jetë një listë fitimtare që do të sjellë dhe ndryshimin e madh. Pa diskutim do t’i çojë qeverisë së re “Basha”, 7 mandate në Parlamentin e ri, përfundoi znj. Bardeli.

Ndërkohë në zgjedhjet e fundit parlamentare të mbajtura në vitin 2017, PD mori në Shkodër 5 mandate, PS 4 ndërsa LSI dhe PSD nga një mandat.

 

- PUBLICITET -