Shtatzënë dhe me Covid-19/ Mjekët shpëtojnë foshnjën, por nëna në gjendje të rëndë

176

Gjatë ditëve të fundit Ministria e Shëndetësisë ka raportuar një numër më të ulët tê infeksioneve me Covid e bashkë me të dhe numrin e viktimave. Kjo ka sjellë një ‘relaksim’ të situatës në spitale, pasi sipas gazetarit Erjon Skëndaj ka rreth 440 të shtruar, 222 më pak se 28 shkurt, që konsiderohet piku i shtrimeve. Më tej ai tregoi rastin e një gruaje shtatzënë me COVID-19 së cilës i është bërë lindje e sforcuar tek spitali ‘’Nënë Tereza’’. Gruaja është intubuar te spitali Infektiv, i njohur ndryshe si Covid1 , dhe më pas është dërguar në reanimacionin qëndror të QSUT ku iu bë lindje e sforcuar. Ajo vijon të jetë në gjendje të rëndë, kurse foshnja 27 javëshe ka shpëtuar dhe është mirë. Po ashtu edhe një tjetër gruaje shtatzënë i është bërë lindje prematurë, dhe raportohet se është mirë.

- PUBLICITET -

Në Nënë Tereza ndodhet e intubuar një grua që ka qenë shtatzënë në mbërritjen, 27 javëshe bebja. Gruaja e re është transferuar në reanimacionin qendror, ku i është bërë lindje e sforcuar për të shpëtuar foshjen, dhe ndodhet mirë, por nëna është intubuar. Intubimi ka ndodhur para lindjes. Në dijeninë time lindja prematurë është bërë në moment e intubimit. Në reanimacion qëndror ndodhet dhe një shtatzënë, ka bërë lindje prematurë, dhe informacionet thonë që është mirë.

- PUBLICITET -