Shokon Sali Berisha, ka kaluar Covid-19 në fshehtësi:”Kam një arsye të fortë pse se bëra publike”

Në një intervistë rrallë, ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka deklaruar për herë të parë se e ka kaluar Covid-19. Ai u shpreh se simptomat kanë qenë njësoj si ato të një gripi të zakonshëm prandaj kjo është arsyeja që ai nuk e ka bërë publike si shumica.

Berisha shtoi se gjatë kohës që ka qenë i infektuar ka zbatuar me përpikmëri rregullat anti-Covid e megjithatë ka punuar çdo ditë. Sa i përket vaksinës, ai tha se do ta bëjë kur t’i vijë rradha.

Ja deklarata e plotë e tij.

“Unë kalova një grip në formën më të zakonshme. Kjo është dhe arsyeja e vërtetë që unë nujk e bëra publike, Unë thash nëse kjo kalon në stadin e rrufrave të zakonshme unë nuk do ta bëj publik. Unë pata vetëm një shenjë që ishte një rrufë disa ditore dhe dy ditë kam pasur një temperaturë prej 37 e gjys. Në shkurt unë kam punuar çdo ditë njëlloj, nuk më ka cënuar aftësinë për punë.Unë shumë herë kam pasur shumë karantina pasi kisha kontakt me persona që kishin takuar të infektuar me koronavirus. Aspekti më i vështirë ishte procesi i karantinës, ajo duhet të zbatohet dhe duhet të jemi seriozë”, ka thënë Berisha.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...