“Shkodranët të lënë tifozllëkun politik”/ Rama: Të shohin se kush është kali që i nxjerr matanë lumit

192

Kryeministri Rama nga Shkodra në fund të fjalës të tij, duke bërë një pasqyrë të atyre projekteve që janë bërë deri me tani në të gjithë qarkun, “porositi” shkodranët që të lënë mënjanë tifozllëkun dhe të votojnë atë që bën punën.

- PUBLICITET -

“Kemi dhënë një shembull shumë të mirë për zonën e Shirokës që ka zhvillim shumë të mirë turizmi. Jemi gati për projektin për vijën liqenore për ta transformuar si lungomarja e Vlorës, apo si ajo e Himarës apo si ajo e Durrësit. Për të gjitha këto kemi nevojë për besimin e shkodranëve dhe shkodraneve që është koha të shohin Shkodrën të parën, të shikojnë kalin që e çon matanë lumin dhe jo mbi gomarin e tifozllëkut partiak.
Në Malësi të madhe kemi hapur jo thjesht një rrugë të re, që të çon në kufi aty ku gjenden një parajsë e Shqipëri, por kemi hapur një rrugë të re për turizmin. Në atë zonë bukuria ka qenë gjithmonë aty, por kushtet infrastruktura nuk stimulon ardhjen e vizitorëve. Mjafton të shihet Tamara si ishte dhe se si është, ku maksimumi mund të gjeje dyer për të luajtur bingo, ndërsa sot ajo ekonomi e vogël po ecën”, tha Rama.
Ndër të tjera Rama nuk la pa ironizuar edhe njëherë kundërshtarët: PS do qeverisë edhe për 4 vite tjera, duan s’duan ata që s’duan dhe s’do doja të ishim të penguar në punën tonë, prandaj sa më shumë që na besoni na vini në përgjegjësi tua kthejmë shumë fish, zgjidhni e merrni, se për të pasur në qeveri ,Mediun, Dukën , Idrizin, Dulen,është një katastrofë, se ca lidhje kanë këta pse demokratët e superflaktë, nuk duan me ja ditë për asgjë tjetër përveç tifozllikut partiak është një gjë që s’do e kuptoj kurrë, po përtej kësaj do gjejnë një arsye për ta vrarë tifozllikun. Kë do zgjedhësh të bësh punën. Se kur marrin elektriçistin, marangozin , nuk i zgjedhin se janë demokratë po kush u zgjidh hallin, kurse kur zgjedhin qeverinë, zgjedhin me tifozllikë,

- PUBLICITET -