Rama postoi foton ‘duke u larguar’, lumë mesazhesh nga qytetarët: Po ikën vlla, rrugë të mbarë

Paraditen e së mërkurës kryeministri Edi Rama, mblodhi në ambient të hapur skuadrën e PS-së në Fier, për zgjedhjet e 25 prillit. Mbledhja u bë në mes të barit në Apolloni dhe, si duket, kreu i qeverisë nuk është larguar nga rrënojat e qytetit antik pa i shkrepur disa foto.

Këtë mbrëmje ai publikoi foton e ditës, në të cilën shfaqet ai vetë duke zbritur nga një kodër. Komentet në foto ishin nga më të ndryshmet, por dominonin ato që e përgëzonin për punën, dhe ato që e kanë interpretuar si një zbritje nga pushteti.

“Po iken vlla rruge te mbare dhe mos u kthe deri sa ta amarim veten,” shkruan një qytetar.

“O zoti Kryeminister ,ca esht kjo foto dites kshu se duket sikur Po iken vet….(nga qeverisja),” shkruan një tjetër.

“Me duke se paske da mendje me ik po meri dhe ata ty hajduta tjer lulu e ilirin se nuk i duam ti kemi fal merri zhduki..”

“Edi kenka nis per Kosove me bisedu me Albinin punen e mini-shengenit ! Merre edhe jelekun anti-plumb se mos po te rrezikohet jeta !”

Gjithsesi, ka pasur edhe nga ata që e kanë interpretuar pozën e kryeministrit si një ecje drejt mandatit të tretë.

“Po shkon drejt mandatit te trete…”

“Në tokën antike të Apolonisë, ku kanë shkelur gjigantët. Ec përpara gjigant, ju punoni për këtë vend dhe meritoni të qëndroni gjatë në pushtet!”

“Udhetim ne Pranveren e Fitores.”

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...