Mes lotësh! Moderatorja: Më thanë se babai ka helmim dhe se gjithçka do të shkojë mirë, por të nesërmen…

471

Moderatorja Jona Spahiu ka ndarë momentin më të sikletshëm të jetës së saj. Teksa ishte e ftuar në “E ardhmja është vajzë”, Spahiu tha se nuk ka bërë ndonjëherë rrëfime të ndjera, pasi i dukej sikur po kërkonte mëshirë.

- PUBLICITET -

Spahiu tregoi se i ati është larguar nga jeta kur ajo ka qenë 18 vjeç, për shkak të një ishemie të dytë. Ajo vijoi më tej duke thënë se mjekët i kishin thënë se kishte një helmim të thjeshtë dhe se gjithçka do të shkonte mirë, por në fakt, të nesërmen ai kishte vdekur.

“Mjekët e urgjencës thanë se ishte një helmim i thjeshtë, por unë e dija që diçka nuk shkonte dhe kam shkuar në neurologë të ndryshëm, për ta marrë njërin në shtëpi. Unë me këmbëngulje e mora doktorin vetë, me taksi, dhe ai me një cinizëm që nuk e kam kuptuar kurrë, na tha që gjithçka do të shkojë mirë, për një njeri që të nesërmen vdiq,”– tregoi Jona.

- PUBLICITET -