“Më në fund do kemi lajme të mira”, kryeministri Rama del me njoftimin e rëndësishëm për shqiptarët

437

Kreu i qeverisë Edi Rama ka komentuar procesin e vaksinimit teksa ka dhënë lajmin e mirë se shumë shpejt do të vijë një sasi e konsiderueshme vaksinash anti-COVID.

Sipas Kryeministrit, me ardhjen e kësaj sasie vaksinash do të nisë vaksinimi tek moshat mbi 60 vjeç, për t’u vijuar edhe me ata nën këtë moshë.

“E rëndësishme është që të rrisim intensitetin, të vaksinojmë dhe të ulim hallkat e zinxhirit të infektimeve dhe të lehtësojmë sezonin turistik si fillim. Besoj që do kemi më në fund lajme të tjera të mira dhe do kemi në disponim sasi të konsiderueshme vaksinash për tu shtrirë shumë fort përtej këtyre kategorive për të marrë mbare gjithë kategorinë tek mosha mbi 60 dhe pastaj për të vazhduar nën 60-vjeç me atë objektiv që thashë”, tha Rama.