MAKINA E GJITHA POSHTË KAMIONIT NË LEZHË, NXIRRET NJË TRUP I PAJETË PAS DY ORËSH PUNË

258

Është konfirmuar një viktimë nga aksidenti i rëndë i ndodhur mbrëmjen e kaluar në aksin Shkodër-Lezhë, ku një kamion vuri poshtë një makinë tip “Benz”.

Raportohet se pas më shumë se dy orësh është nxjerrë nga automjeti një trup i pajetë, ndërsa nuk dihet ende identiteti i viktimës.

Ndërkohë, mësohet se makina është futur e gjitha poshtë kamionit, duke u shtypur plotësisht.