I doli emri për deputet pa dijeninë e tij/ Minatori: U habita shumë, kjo parti …

260

Zgjedhjet po afrojnë dhe shumë parti politike po përpiqen të rekrutojnë sa më shumë njerëz dhe të mbledhin sa më shumë vota. Por diçka e pazakontë ka ndodhur me minatorin Selim Lela. Ai bëri me dije sot se garon për deputet në qarkun e Dibrës, nën logon e “Nismës Thurja”. Por 26-vjeçari ka deklaruar gjithashtu se nuk ka kërkuar që të ishte pjesë e listave, ndërsa sqaron dhe arsyen e takimit me përfaqësuesit e “Nismës Thurje”, takim i cili ka patur në fokus çështjen e minatorit.

- PUBLICITET -

E habitshme se si emri i tij është futur në listë, ndërkohë që ai s’ia kishte idenë fare, madje këtë gjë e mori vesh nga miqtë në Facebook. Ai tha se gjatë takimit i kanë bërë dhe një fotografi dhe pretendon se e kanë keqpërdorur besimin e tij.

Postimi i tij:

Mbrëmë kam marrë vesh se qenkam kandidat për deputet nga Nisma Thurje. U habita shumë, se Nismën Thurje e kam takuar për çështjen e statusit të minatorit. Ata më kanë bërë një fotografi për ketë gjë, por e kanë keqpërdorur besim tim. Unë nuk jam kandidat për deputet. Kandidati i pavarur i minatorëve është Elton Debreshi, të cilin do ta mbështesim dhe do të fitojë. Më falni të gjithë për keqkuptimin.

- PUBLICITET -