Helga Sallaku, kandidatja e PD për Shkodrën, në dy takime me Z.Basha, për mbështetjen e të rinjve dhe zhvillimin e politikave për mbështetjen e Universitetit “Luigj Gurakuqi” pas fitores së 25 prillit

1380

Kandidatja per depetete e Partisë Demokratike, Helga Sallaku, ka qënë pjese e takimeve që kreu i PD, Z.Lulzim Basha ka zhvilluar në qytetin verior, me një grup të rinjsh të aktivizuar rishtaz me disa StartUp-e, si dhe me disa pedagoge të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”.

- PUBLICITET -

Si eksperte e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit, si grua e botës të biznesit të formimit professional dhe zhvillimeve software, por edhe si pedagoge dhe mësimdhenëse në nivele te ndryshme të arsimit, Znj.Sallaku në të dy takimet ku ka qënë e pranishme ka ngritur një sërë problemesh që kanë të bëjnë me keqmenaxhim aktual nga ana e qeverisë në Arsim, të mosmbështetjes të bizneseve apo iniciatiavave të zhvillimeve shkencore dhe ekonomike; si intelektulë apo si njerëz që vijnë nga fusha e bizneseve. -“Shkodra është energjia ime, është vendi që më frymëzon.

Të gjihë ofertat për të lënë qytetin tim i kam refuzuar dhe do të vazhdoj t’i refuzoj sepse jam e bindur se ky qytet premton shumë”, ka thënë kandidatja Helga Sallaku.
Në takimin e kryetarit të PD, Lulzim Basha me grupin e të rinjve të aktivizuar rishtaz me disa StartUp-e, kandidatja Sallaku, ndër të tjera është shprehur:- “Aktualisht, prej disa vitesh kam iniciuar dhe kam mbështetur dy biznese.

Njëri prej tyre, është një Inkubator Zhvillimesh Software, të cilin së bashku me një grup bashkëpunëtorësh të huaj (në Shqipëri është e pamundur aktualisht të gjendet mbështetja që duhet), kemi arritur ta krijojmë dhe të sartojmë fillimisht një minisoftëer hoëse në Shkodër, që aktualisht me shumë mund dhe sakrificë, numëron 17 programatorë, nё Shkodёr. Ato janë full stack developer, pjesa më e madhe e nivelit junior, por ndër ta minimalisht janë 3 senior programatorë.

Të gjithë së bashku programojnë përmes teknologjive mё tё fundit dhe qё sot kërkohen nё tregun ndërkombëtar. Së bashku kemi dhёnё shërbime pёr tё huajt sepse nё Shqipëri fatkeqësisht, momentalisht tregu i punës nuk tё ofron mundësinë e zhvillimit software pёr kompani shqiptare biznesi, dhe të mos themi pastaj tё arrijmë të marrim ndonjë prokurim publik. Kemi tentuar disa herё por nuk kemi patur asnjёherё sukses”.

Ndërkohë që pyetjes të Bashës për pagën e tyre Sallaku i është përgjigjur se nga 350 euro në fillim, në dy vite punë paga është 1000 euro: -“Sa paga e një deputeti”- ka shtuar Basha.

Duke ju rikthyer pjesës tjetër të ekzistencës të saj profesionale, përvojës si pedagoge e informatikës në Universitetin “Luigj Gurakuqi”, kandidatja Helga Sallaku ka thënë:- “Ne kemi njё universitet me histori, që ka disa degё shumё tё rёndёsishme ndёr tё cilat dhe Informatika. Por unë do të të thosha se ka nevojë për mbështetje. Kemi student shumë të mirë që nuk i është dhënë mundësia e formimit të mëtejshëm professional”, tha Sallaku që më pas shtoi: “Ndaj,me përpjekjet dhe iniciativën e inkubatorit software kemi arritur dhe jemi në fazën e fillimit të një kursi profesional i cili bazohet në zhvillime të avancuara software. Janë resurse që dalin nga Shkodra, nga Universiteti i Shkodrës dhe nga shkolla e mesme profesionale austriake në Shkodër. Ky kurs formimi profesional parashikon të mbështesë rreth 40 kuota në 2 raunde. Një financim në fakt që i kemi fituar nga qeveria italiane e cila u nis me idenë për të hapur një master profesional në Universitetin e Shkodrës, por fatkeqësisht, pavarësiht përpjekjeve tona dhe të Universiteti të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, Ministria e Arsimit nuk e miratoi.

Megjitahtë ne vendosëm ta vazhdojmë iniciativën, sepse ideja është që të mund t’i mbështesim këto të rinj, t’i përgatisim, sepse tregu ndërkombëtar ka shumë nevojë. Por mbi të gjitha na duhet mbështetja që deri më sot nuk e kemi gjetur, në qarqet drejtuese qeveritare. Me mbështetje nuk është e pamundur!”.

Duke iu drejtuar kryetarit Basha, Sallaku shtoi:- “Kjo është shumë e rëndësishme Z.Basha, për shkak se ne duhet të punojmë fort edhe për të minimizuar emigrimin kombëtar dhe ndërkombëtar. Të rinjtë synojnë Tiranën ose jashtë Shqipërie. Shkodra për mendimin tim është një qytet i rrallë, me shumë burime, është një pikë strategjike e lidhjes të shumë shteteve të tjera. Ne kemi afër Malin e Zi, kemi Kosovën”.

Ndërkohë që, në takimin që kreu opozitës bëri me një grup pedagogesh të Universitetit “Luigj Gurakuqi”, kandidatja Helga Sallaku i mëshoi nevojës së zhvillimit të politikave që mbështesin kërkimin shkencor, rifillimin e procesit të cikleve të treta të studimeve për mbështetjen e universitetit me profesorë me grada dhe plotësimin e stafeve akademike, i cili ka krijuar pengesa në formimin e departamenteve me numrin minimal të pedagogëve me grada: – “jemi në vitin 2021, Informatika në Univerisitetin “Luigj Gurakuqi”, në Shkodër është e atashuar pranë departamentit të matematikës”, mbështetjen me infrastrukturë elektronike, mbështetjen për hapjen e profileve të reja të cikleve të studimeve master profesional dhe shkencor në informatikë, emërimin në shkollat e cikleve të ndryshme të arsimt të mësuesve të vërtetë të informatikës, ato që sot diplomohen në Univerisitetin “Luigj Gurakuqi”: -“më e keqja është se kur shkoj nëpër shkolla të mesme apo të ciklit të mesëm të ulët, unë vërej që informatika jepet nga mësues që kanë përfunduar studimet për gjeografi, për histori, etj., pa asnjë kualifikim në fushën e informatikës”, minimizimin e procedurave të studentëve të mësuesisë për të filluar punën në arsim si mësues: – “pasi u duhet të përfundojnë ciklin e studimeve bachelor, masterin për mësuesi, të marrin provimin e liçencës së mësuesit (mbase u duhet të hyjnë në këtë provim edhe 2-3 herë), të aplikojnë në portalin eleketronik të mësuesve e mbase duke u caktuar edhe mësues të informatikës në zonat më të thella duke patur mundësinë në shkollat e qytetit tonë” – tha Sallaku duke shtruar si domosdoshmëri imediate për ndërhyrje pas fitores së zgjedhjeve parlamentare të 25 Prillit 2021.

- PUBLICITET -