Edi Rama bën deklaratën prekëse: “Dua që ky vend të jetë e ardhmja e djalit tim”

426

Edi Rama ka prezantuar ditën e sotme projektin e Partisë Socialiste për ujin dhe energjinë elektrike. Gjatë fjalës së tij ai u shpreh në një mënyrë të sinqertë dhe vërtetë prekëse.

Kryeministri i vendit tha se dhe ai si të gjithë njerëzit ka të metat e veta dhe këtë gjë të gjithë e dinë. Ai shtoi se do të punojë fort që Shqipëria të ketë një të ardhme të ndritur për popullin dhe për djalin e tij të vogël.

“Numri i ankesave ishte një llahtar se askush nuk hapte telefonin të dëgjonte. Sot numri ka rënë, e pra kjo është një arsye më shumë që gjithsekush kur mendon se çfarë do bëjmë me 25 prill, pa iu hequr asnjë presje, të ndajë mendjen shumë qartë. Ka kohë të kthehemi mbrapa? Ka hesap Shqipëria të kthehet mbrapa. apo është koha të ecim papushim, për ta bërë Shqipërinë të ardhmen tonë. Unë nuk jam i përsosur, nuk jam pa gabime, të metat mi njihni, disa nuk mi njihni. Ama unë jam këtu për të luftuar për të gjithë bashkë, dua që Shqipëria të jetë e ardhmja e djalit tim të vogël, e kujtdo fëmije, që të mos dojë të largohet. E nëse largohet të dojë të kthehet pas.”, u shpreh Rama.