Dyfishohen gjobat për shoferët/ Për t’u habitur mënyra se si do bëhet ndëshkimi

199

Dyfishohen gjobat për shoferët të cilët shkelin Kodin Rrugor.

Mësohet se ashpërsim të masës administrative do të ketë për personat që lëvizin në gjendje të dehur. Gjoba kap shifrën e deri në 15 mijë lekë të reja. Në momentin që kalohet masa 0.5 gram për litër drejtuesi i mjetit dërgohet për procedim penal, ndërkohë kur shkaktohet aksident dhe fajtor është shoferi i dehur, makina bllokohet për dy muaj.

Edhe drejtuesit e mjeteve që përdorin celular në timon do të gjobiten deri në 15 mijë lekë. Në qoftë se shoferi kapet 3 herë me celular brenda vitit, patenta i pezullohet për 3 muaj.

Në vijim sjellim të dhëna më të detajuara nga projektligji që së shpejti pritet të kalojë për miratim në parlament.

DREJTIM MJETI NE GJENDJE TE DEHUR

Bëhet: 5-15 mijë lekë

Ishte: 2500-10 mijë lekë

PERDORIMI I CELULARIT

Bëhet: 5-15 mijë lekë

Ishte: 500-1500 lekë

PARAKALIMI I GABUAR

Bëhet: 5-10 mijë lekë

Ishte: 5-2 mijë lekë

MOS VENDOSJA E KASKES MBROJTESE

Bëhet: 1-3 mijë lekë

Ishte: 500-1500 lekë