Thuhet se ka qenë e lidhur me Kastro Zizon/ Flet për herë të parë Ajola Xoxa: Dy gjërat që më kanë bashkuar me të

539

Si rrallëherë më parë, Ajola Xoxa ka vendosur të sqarojë thashethemet për një lidhje të mundshme mes saj dhe këngëtarit Kastro Zizo.

- PUBLICITET -

Ajo ka treguar se me Zizon kanë qenë në klasa paralele në gjimnaz, dhe dy gjërat e vetme që i bashkonin ishin olimpiadat e fizikës dhe muzika.

Gjithashtu Xoxa thotë se me Kastron jo vetëm që nuk kanë qenë kurrë të lidhur, por as nuk e kanë pëlqyer ndonjëherë njëri-tjetrin dhe mes të dyve qëndron thjesht një respekt reciprok.

Ky koment ka marrë mjaft pëlqime në rrjetet sociale, e madje disa ndjekës i kanë këshilluar Ajolës që të mos iu kthejë fare përgjigje pyetjeve të tilla, pasi kuptohet që bëhen me një qëllim të keq.

REAGIMI I PLOTE I AJOLA XOXES

Kastro Zizon, ose Klevis Begen, jo vetem qe nuk e kam patur KURRE te dashur, por as qe nuk kam dale ndonjehere me te, e as qe nuk e kemi pelqyer ndonjehere njeri-tjetrin, madje as miq nuk kemi qene ne gjimnaz; ishim tek Petro Nini Luarasi, por ne klasa paralele, pra te ndryshme.

Te vetmet gjera qe na bashkonin ishin olimpiadat e fizikes dhe muzika (kur isha ne gjimnaz kendoja edhe une, nderkohe Kastro me mikun e tij te ngushte Renin paten formuar grupin « 2Farm », qe u be shume i famshem ne ate kohe, dhe me paten kerkuar te kendoj nje kenge me ta.

Kenga u regjistrua ne studio, por une nuk dola kurre ne skene me ta, sepse me pas u largova per studime jashte Shqiperise). Keshtu qe edhe pse kemi 20 vite qe njihemi, thjesht e pershendesim njeri tjetrin me respekt, kaq.

- PUBLICITET -