“Ta hangsha zemrën”, Basha në Shkodër: Faleminderit për sinjalin e fitores

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, vijoi takimet për fushatën zgjedhore të 25 Prillit. Ditën e sotme kryedemokrati u ndal në qytetin e Shkodrës, ku u prit nga dhjetëra qytetarë.

Gjatë fjalës së tij Basha tha se Shkodra dha një sinjal për fitoren e opozitës në zgjedhjet e 25 Prillit teksa theksoi se qytetarët duhet të respektojnë masat anti-Covid.

“Nga Shkodra ka nisur gjithmonë dita e bardhë për Shqipërinë dhe shqiptarët. Sa herë që vij këtu mahnitem me mençurinë e shkodranëve, me bujarinë tuaj për demokraci dhe shqiptari. Pa lënë mënjanë Shkodrën e mendjes, e akademikëve dhe artistëve, ju faleminderit nga zemra për këtë sinjal të fitores për Shqipërinë dhe të gjithë shqiptarët. Ju lus të merrni masat e distancës dhe maskat për pandeminë sepse në 25 Prill do ta shërojmë Shqipërinë nga një virozë 8-vjeçare por duhet të kujdesemi sepse do ta mposhtim fillimisht Covidin e madh dhe më pas 25 Prillit Covidin në të gjithë Shqipërinë”, tha Basha.

Ndërkohë pas fjalëve të Bashës, një qytetar iu drejtuar liderit demokratë duke i thënë: Të marrsha të keqen. Të fala të tërëve, të hangsha zemrën.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...