Sali Berisha bën deklaratën urgjente: “Të anullohet menjëherë”

Ish-Kryeministri i vendit, Sali Berisha ka bërë një deklaratë urgjente në mediat sociale sa i përket ardhjes së vaksinës nga marrëveshja me kompaninë AstraZeneca. Ai tregoi se shumica e shteteve e kanë refuzuar këtë vaksinë për shkak të provave se ajo shkakton mpikje gjaku.

Me anë të deklaratës së tij Sali Berisha ka kërkuar që urgjentisht edhe Shqipëria të kthejë mbrapsht dozat e saj duke mos rrezikuar qytetarët.

Postimi i Berishës

Pezullohet perdorimi ne Europe i vaksines Astra Zeneca! Financial Times gazeta me e madhe e Europes hapet sot me titullin me kryesor: “Vaksinimi me Astra Zeneca pezullohet ne Europe per shkak te frikes se mpiksjes se gjakut.”

Suedia, vendi nga kemi marre vaksinen Astra Zeneca pezullon perdorimin e saj. Kurse Xhahili i Surrelit vazhdon injektimin elektoral te kesaj vaksine.

Miq, megjithese deri sot nuk ka asnje prove per lidhjen shkak – pasoje midis vaksines Astra Zeneca dhe vdekjeve te konstatuara nga mpiksja e gjakut pas injektimit te saj, perseri perdorimi i kesaj vaksine sipas Financial Times tashme eshte pezulluar ne Europe.

Edvin Xhahili dy dite me pare u be garant para shqiptareve sepse kontigjenti yne vjen nga Suedia dhe se qeveria Suedeze nuk do lejonte nje vaksine me pasoja per njerezit.

Mirepo sot qeveria e Mbreterise se Suedise ka urdheruar pezullimin e vaksinimit me Astra Zeneca ne territorin e saj.

Ne kete kontekst kerkoj pezullimin e menjehershem te perdorimit te kesaj vaksine deri sa te sqarohen perfundimisht origjina e vdekjeve te konstatuara pas injektimit te saj. Sb

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...